‘Rama të japë dorëheqjen’/ I moshuari në ditën e 20-të të protestës: Më kanë çuar në burg për dritat
Po zhvillohet aktualisht dita e 20-të radhazi e protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët janë mbledhur sërish në shesh për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshime politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, një i moshuar nga zona e Dibrës mori fjalën para protestuesve, duke u prezantuar si aktivist i shoqërisë civile dhe i mbrojtjes së mjedisit. Ai tha se kishte ardhur nga Maqellara dhe përfaqësonte edhe banorë të zonave të tjera të Dibrës. Në fjalën e tij, ai shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin për dëmtimin e mjedisit dhe për përkeqësimin e kushteve të jetesës në vend. Sipas tij, shumë të rinj janë detyruar të emigrojnë për shkak të mungesës së perspektivës në Shqipëri....
Burimi:
syri.net