Rama mbyll kolegjet e Gylenit për t’i dhënë dorën Erdoganit në Samitin e NATO-s, ftesa e Turqisë iu nis Bajram…
Zhvillimet e fundit diplomatike rreth Samitit të NATO-s në Ankara kanë sjellë në dritë një rrjet të ndërlikuar marrëdhëniesh, prapaskenash dhe presionesh politike që prekin drejtpërdrejt udhëheqjen e Shqipërisë. Ndërsa zyrtarisht vizita e kryeministrit Edi Rama paraqitet si një rikonfirmim i angazhimit të vendit si aleat aktiv në Aleancën Atlantike, pas fasadës së shtrëngimit të duarve fshihen ftohje diplomatike dhe lëvizje taktike për mbijetesë politike. Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, mbërritën dje në Ankara ku u pritën në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe zonja e parë, Emine Erdoğan. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, axhenda e kryeministrit në këtë samit përfshin një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, pjesëmarrjen në sesionin e punimeve...
Burimi:
sot.com.al