“Të parët tuaj me letra anonime, ju me profile false…”, Luca shpërthen ndaj protestuesve

“Të parët tuaj me letra anonime, ju me profile false…”, Luca shpërthen ndaj protestuesve

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar përmes një videoje ironike ndaj komenteve negative që protestuesit kanë lënë në Google për bizneset e tij. Në postimin e tij, Luca shkruan: “Dikur paraardhësit tuaj fusnin njerëz në burg me letra anonime, ndërsa ju, pasardhësit e tyre, me profile fallco dhe sharje në rrjetet sociale, vetëm sa na gudulisni bizneset. Rozafa ishte, është dhe do të mbetet, edhe kur ju të jeni plakur nga sharjet!”