Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori
Kualifikimi i Argjentinës në çerekfinalet e Botërorit 2026 është shoqëruar me polemika të forta për arbitrimin dhe përdorimin e sistemit VAR. Edhe pse “Albiceleste” përmbysi rezultatin dhe fitoi 3 me 2 ndaj Egjiptit, pas ndeshjes vëmendja u përqendrua te vendimet e gjyqtarit francez François Letexier. Egjipti zhvilloi një paraqitje të mirë taktike dhe shënoi tre herë, por një prej golave u anulua pas rishikimit me VAR. Në minutën e 58-të, Ziko realizoi pas asistit të Mohamed Salah, duke i dhënë epërsi skuadrës së tij. Egjiptianët pretendojnë gjithashtu se iu mohua një penallti në një moment kyç të sfidës, vendime që sipas tyre ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar. Për këtë arsye, Federata Egjiptiane e Futbollit ka dorëzuar një ankesë zyrtare në FIFA, duke kërkuar hetim për...
Burimi:
javanews.al