‘Publiko emrat e sekretariatit’, Murrizi sfidon Berishën: Po i lë demokratët prej 16 vitesh në opozitë
Ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Sali Berishës dhe mënyrës se si ai po drejton Partinë Demokratike, ka rikthyer debatet brenda opozitës. Në një postim të gjatë, Murrizi ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së emrave për forumet drejtuese të partisë, duke kërkuar që kandidatët për postet e reja të bëhen publike përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në mënyrë që anëtarët të njihen me ta dhe të kenë mundësi të vendosin përmes një gare të hapur. Reagimi i plotë i Myslim Murrizit: Partia Demokratike ka thirrur të mërkurën, datë 15 korrik, mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të zgjedhur sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet. Sipas statutit, kandidatët i propozon kryetari i partisë ose 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Normalisht,...
Burimi:
sot.com.al