‘Protesta nuk ka nevojë për liderë’/ Aktivisti: Koordinatorët kanë vetëm rol organizativ, jo drejtues
Aktivisti dhe një nga koordinatorët e protestës qytetare kundër qeverisë, Edison Lika, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV se protesta ka qenë e suksesshme sepse nuk është drejtuar nga një lider apo parti politike, por nga vetë qytetarët. Ai theksoi se koordinatorët kanë pasur vetëm rol organizativ dhe jo drejtues, ndërsa shtoi se qëllimi i tyre nuk ka qenë ndërtimi i një profili politik, por arritja e objektivave të protestës. Lika u shpreh se nuk është kundër Kuvendit Kombëtar si formë organizimi, por çdo përpjekje për të përvetësuar protestën duhet parë me kujdes. Sipas tij, grupi koordinues do të shpërbëhet automatikisht sapo të arrihen qëllimet e protestës. Aktivisti: Po patjetër, të gjitha pyetjet mund të përgjigjem. Kjo për mua ka qenë e rëndësishme...
Burimi:
syri.net