Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë në Klos, punonjësit e administratës dalin në protestë: Jemi kundër, humbje për qytetin
Propozimi i mazhorancës për reformën administrativo-territoriale ka sjellë reagime të forta në Klos, ku administrata vendore dhe qytetarë kanë dalë në protestë kundër planit për bashkimin e bashkisë me Matin. Punonjësit e Bashkisë Klos kanë bojkotuar punën, duke kundërshtuar përfshirjen e qytetit në procesin e riorganizimit territorial. Qytetarët shprehen kategorikisht kundër bashkimit, duke argumentuar se një vendim i tillë do të dëmtojë shërbimet dhe zhvillimin e zonës. “Jemi kundër bashkimit. Kam punuar që në vitin 1992 këtu dhe jam shumë e kënaqur me arritjet e Bashkisë Klos. I bëj thirrje deputetit të ngrejë zërin në Kuvend, sepse votat nga ky popull i mori”, u shpreh një qytetare. Një tjetër protestues deklaroi: “Në mënyrë kategorike jemi kundër bashkimit. Edhe pse vendimi ende nuk ka marrë fuqi...
Burimi:
vizionplus.tv