Projektligji, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri 7 vite pasi të antarësohemi në BE
Të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri por kjo do të jetë e mundur 7 vite pasi vendi të jetë anëtarësuar. Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj”, hap rrugën për blerjen e tokës bujqësore nga shtetas dhe kompani të huaja, me efekt pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Projektligji përcakton se “personat fizikë dhe juridikë të huaj mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi tokën bujqësore private ose për tokën bujqësore e përfshirë në fondin ‘tokë bujqësore shtetërore e disponueshme (e pandarë)’”. Sipas draftit, e drejta e blerjes do të kufizohet “për 2 ha brenda një bashkie dhe deri 30...
Burimi:
sot.com.al