Bordi i Ramës del sërish me vendim! Ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Ramës del sërish me vendim! Ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri, duke përcaktuar kufijtë maksimalë për shitjen me pakicë dhe shumicë të gazoilit dhe benzinës, të cilat hynë në fuqi menjëherë nga ora 13:00. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është caktuar në 198 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 186 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal në tregun me pakicë është vendosur në 185 lekë për litër, ndërsa në tregun me shumicë në 173 lekë për litër. Bordi bëri të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet...