Presidenti i Vllaznisë goditi arbitrin pas ndeshjes: Na anuluan golat/ Reagon FSHF

Presidenti i Vllaznisë goditi arbitrin pas ndeshjes: Na anuluan golat/ Reagon FSHF

Të shtunën AF Elbasani dhe Vllaznia barazuan 1-1 për raundin e dytë të Superligës. Sfida, edhe pse pa tifozë, prodhoi dhunë nga tribuna VIP, pikërisht nga ata që duhet të jenë shembull i fair-playt dhe sjelljes korrekte në një ndeshjes. Fill pas fërshëllimës finale të arbitrit Dorjan Maletaj, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi zbriti në dhomat e zhveshjes dhe sipas informacioneve të zyrtarizuara nga FSHF-ja, goditi me grusht arbitrin anësor Ergys Spahiu. Gjesti i kreut të klubit shkodran nuk është aspak i hijshëm për vetë pozicionin që ai mban, si edhe për vazhdimin e garës, duke kujtuar që jemi vetëm në raundin e dytë të sezonit të ri 2026-27. Por pse ndodhi e gjitha kjo? Le t’i marrim gjërat hap pas hapi. Vllaznia shënoi e para pas 18 minutave lojë...