Po eksploronte një shpellë në Grykët e Hapta dhe theu këmbën, shpëtohet speleologia nga Polonia
Një pjesëtare e një ekipi speleologësh nga Polonia është shpëtuar pasi u aksidentua gjatë eksplorimit të një shpelle në masivin e Grykëve të Hapta, pranë Majës Ismet Sali Bruça. Ajo pësoi thyerje në këmbë, duke bërë të nevojshëm organizimin e një operacioni të vështirë shpëtimi. Sipas Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, ekipet e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë mbërritën menjëherë në vendngjarje duke i dhënë të lënduarës ndihmën e parë. Operacioni u koordinua nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Valbonës dhe Qendrës, në bashkëpunim me Ushtrinë dhe AKMC-në. Për shkak të terrenit tepër të vështirë, u angazhua helikopteri i Ushtrisë, i cili transportoi nga Lugina e Valbonës edhe anëtarin e ekipit të kërkim-shpëtimit, Saimir Kalbaj. Me ndihmën e vinçit, u bë e mundur...
Burimi:
sot.com.al