“Pushteti po bie nga brenda për shkak të korrupsionit”/ A do bashkohen socialistët kundër Ramës? Kapri: Nuk është çudi
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi se protesta kundër qeverisë po ushtron presion edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste. Ai tha se “shumë deputetë në PS heshtin sepse e kuptojnë që nuk mund t’i dalin dot përballë protestës”. I pyetur nëse këta deputetë mund t’i dalin kundër kryeministrit Edi Rama, ai u përgjigj: “Ne urojmë që po.” I ftuar në nje studio televizive Kapri nuk përjashtoi mundësinë që brenda Partisë Socialiste të ketë zhvillime politike kundër kryeministrit, megjithëse e cilësoi këtë si një çështje që mbetet për t’u parë. “Po shikojmë figura lokale që i kanë shërbyer që sot janë larguar dhe kanë paralajmëruar se do dalin në protestë. Pra ky është një pushtet që po bie nga brenda, për shkak të nivelit të...
Burimi:
sot.com.al