‘Po bllokon shtetin’ Albin Kurti akuzon opozitën dhe paralajmëron rritje të LVV-së: Do arrijmë në 60% më 7 qershor

‘Po bllokon shtetin’ Albin Kurti akuzon opozitën dhe paralajmëron rritje të LVV-së: Do arrijmë në 60% më 7 qershor

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, akuzoi opozitën për bllokim institucional dhe deklaroi se LVV synon të dalë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e 7 qershorit. Në fjalimin e publikuar në Facebook nga mbledhja e 63-të e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti tha se partia e tij mund të arrijë deri në 60% të mbështetjes ndërsa tha se opozita ka zgjedhur të pengojë funksionimin e shtetit. “Nëse rritemi po aq prej dhjetorit e deri në qershor, atëherë vërtet do të mund ta prekim edhe 60%. Përballë nesh kemi një opozitë që e ka kuptuar se nuk mund ta mundë popullin, prandaj ka zgjedhur të bllokojë shtetin”, u shpreh ai. Gjatë fjalimit, Kurti foli edhe për ekonominë, duke...