“Përshkallëzimi do të shkojë deri në…”/ Paralajmëron protestuesi: Nuk i tolerojmë më të korruptuarit

“Përshkallëzimi do të shkojë deri në…”/ Paralajmëron protestuesi: Nuk i tolerojmë më të korruptuarit

As reshjet e shiut që kanë nisur pak më parë në kryeqytet nuk e kanë zbehur revoltën qytetare. Ka nisur dita e 25-të e protestës masive para Kryeministrisë, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Një prej protestuesve pasi ka përsëritur kërkesat e revoltës, ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestës deri në bllokimin e institucioneve. “Shqiptarët nuk do tolerojnë më këta të korruptuar që nuk shkulen nga institucionet. Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve nëse këta zyrtarë të korruptuar do i uzurpojnë ato me dhunë”, u shpreh ai. Sakaq, protestuesit kanë renditur sërish në mënyrë të prerë pikat e panegociueshme, ku në krye qëndron largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe instalimi i një...