Përplasjet me policinë para parlamentit, dy protestues të lënduar

Përplasjet me policinë para parlamentit, dy protestues të lënduar

Dy protestues me djegie në lëkurë nga gazi lotsjellës e spray me piper i janë drejtuar ambulancës për të kërkuar ndihmë. Në momentin që një prej protestuesve u bën thirrje ndihmësmjekëve, një prej tyre thotë se në ambulancë ka edhe katër të lënduar të tjerë. Deri më tani nuk ka një numër të saktë për protestuesit e lënduar, teksa raportohet për 3 policë.