Përfundon pas dy orësh protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Ka përfunduar protesta e studentëve shqiptarë, e cila zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua në formë tubimi paqësor. Protesta u shoqërua me këngë patriotike dhe thirrje për të drejtat e studentëve, ndërsa në të morën pjesë edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova. Gjatë tubimit, tre studentë janë shoqëruar nga autoritetet, për arsye që nuk janë bërë ende publike. Organizatori i protestës, Mevlan Ademi, në një deklaratë për gazetarin e A2CNN, Artin Halili, u shpreh se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet njohja e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës. Ai theksoi se studentët do të vijojnë të kërkojnë zgjidhje institucionale përmes dialogut, duke e cilësuar këtë çështje si të drejtë themelore për barazi gjuhësore dhe akademike.
Burimi:
javanews.al