Përditësohet lista me lojtarët më të vlefshëm në botë. Lamine Yamal dhe Donnarumma kryesojnë renditjen (foto)
3 Qershor 2026 19:13 Telesport CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), ka publikuar ditën e sotme listën e përditësuar me 10 lojtarët më të vlefshëm aktualisht në treg. Barcelona, Manchester City dhe Real Madrid përfaqësohen me nga dy lojtarë. Juventus, PSG, Aston Villa dhe Bayern përfaqësohen me nga një lojtar. Futbollisti më i shtrenjtë aktualisht në botë është Lamine Yamal, i cili kushton 358 milionë euro. Podiumi plotësohet me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Norvegjezi vlerësohet 227 milionë euro, francezi me 165 milionë euro. CIES ka publikuar edhe listën me 10 portierët më të shtrenjtë. Podiumi është ky: Gigio Donnarumma 79.5 milionë euro, Joan Garcia 78 milionë euro dhe Senne Lamens i Man. United renditet i treti me 52.7 milionë euro.
Burimi:
telesport.al