Raundi i dytë i kualifikueseve për Euro U-17, Shqipëria e nis me barazim ndaj Letonisë

Raundi i dytë i kualifikueseve për Euro U-17, Shqipëria e nis me barazim ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me një barazim 2-2 ndaj Letonisë aventurën në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, në ndeshjen e zhvilluar në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Lleshi (GK), Amataj, Gashi (C), Malko, Nushi, Zekaj, Vata, Allasufi, Muslika, Matjani dhe Uldedaj. Takimi nisi jo mirë për kuqezinjtë, me Letoninë që kaloi në avantazh që në minutën e 2-të me Baltrušaitis. Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama riktheu ekuilibrat në minutën e 19-të, kur Armend Muslika u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë shtuan presionin dhe arritën të përmbysnin rezultatin në minutën e 81-të, sërish me...