Rabiot karikon skuadrën: Jam gati të bëhem lider, e di se çfarë kërkon trajneri nga unë

Rabiot karikon skuadrën: Jam gati të bëhem lider, e di se çfarë kërkon trajneri nga unë

27 Gusht 2026 12:00 Telesport Mesfushori francez Adrien Rabiot kërkon të jetë lider te skuadra e Milan. Ai e konfirmoi këtë në ndeshjen e parë në kampionat, duke realizuar një nga dy golat e skuadrës së tij, në fitoren 2-1 ndaj Torino jashtë fushe. “Jam i lumtur që po ndihmoj ekipin tim. Pas botërorit nuk kam patur shumë ditë në dispozicion për t’u stëvitur me skuadrën, por pasi bisedova me trajnerin e kuptova se çfarë dëshiron ai, çfarë pret ai nga unë”, tha Rabiot. Më tej, ai pranoi rolin e ri në skuadër: “Trajneri Amorim më kërkon të luaj më afër portës kur ta rifitojmë topin. Më pëlqen të sulmoj portën, jam i lumtur. Këtë sezon, do të përpiqemi ta kemi topin më shumë se kundërshtarët tanë”....