Paratë e drogës i investoi në Shqipëri/ Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq një shtetas e familjaren e tij
Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet ndaj një shtetasi dhe familjares së tij, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas i kishte investuar paratë e përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike në Shqipëri. Ndaj shtetasit me inicialet G. M dhe familjares së tij, K. M, rëndon akuza e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", Gjatë vitit 2019, rezultoi se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga veprimtari kriminale në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjarëve të tij, shtetasen K.M. Po ashtu gjatë...
Burimi:
syri.net