Paradoksi Vlahovic; firmos Championsin e Juventusit për ta luajtur më pas me një fanelë tjetër
Nëse Juventus do të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, do t’i detyrohet shumë Dusan Vlahovic. Nëse kjo frazë do të thuhej 1 muaj më parë do të konsiderohej absurde. Sulmuesi serb ishte ‘në kërkim’, i bllokuar nga një dëmtim që dukej se nuk do të kalonte kurrë, larg Juventusit si fizikisht dhe në mënyrë filozofike për një tratativë të rinovimit të kontratës që prej kohësh kishte ngecur. Por tani ka ndryshuar gjithçka. Në 6 ditë, mes ndeshjes me Veronës dhe asaj me Leccen, Vlahovic ka luajtur për 121 minuta, shënoi 2 gola që i dhanë skuadrës 4 pikë, krijoi të paktën 6 raste të pastra shënimi. Diçka fantastike për një skuadër të mësuar të përjetojë ditë dhe mbrëmje plot vuajtje në gjysmëfushën...
Burimi:
top-channel.tv