Palestra i jep “besën” Interit, por marrëveshja me Atalantën mbetet ende larg

Palestra i jep “besën” Interit, por marrëveshja me Atalantën mbetet ende larg

Interi po avancon me vendosmëri për transferimin e Marco Palestra. Mbrojtësi 21-vjeçar është objektivi kryesor i merkatos së zikaltërve, por për të arritur marrëveshje me Atalantën duhet ende kohë. Interi ka marrë tashmë miratimin e plotë të lojtarit, element shumë i rëndësishëm në operacionin që mund të shndërrohet në një nga sagat e verës, ashtu si rasti i Ademola Lookman një vit më parë. Megjithatë, këtë herë ekziston një ndryshim i madh: Atalanta është e gatshme ta shesë Palestrën, ndryshe nga qëndrimi i saj i palëkundur për Lookman, verën e kaluar. Tani pengesa kryesore mbetet vlerësimi ekonomik. Interi ka paraqitur një ofertë fillestare prej 40 milionë euro, plus bonuse, por klubi bergamask e vlerëson lojtarin rreth 60 milionë euro. Për këtë arsye negociatat do të...