Ndihma për Ukrainën, BE rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne
Bota E Hënë, 20 Korrik 2026 18:31 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, informon se Bashkimi Evropian do të rrisë ndjeshëm prodhimin e dronëve dhe armëve moderne, në kuadër të forcimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhiy Koretsky, Von der Leyen theksoi se, në bazë të marrëveshjes për dronët, industritë e vendeve anëtare të BE-së do të prodhojnë me ritme të përshpejtuara pajisje moderne ushtarake në sasi të mëdha për mbrojtjen e Ukrainës. Përmes një postimi në platformën X, ajo njoftoi se me kryeministrin ukrainas diskutoi edhe bashkëpunimin për reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar angazhimin e BE-së për ta mbështetur vendin në këtë rrugë....
Burimi:
kohajone.com