Mungon goli në “Air Albania”, një pjesë e parë e vakët. Tifozët “braktisin” Kombëtaren
Pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Izraelit është mbyllur në porta ta paprekura, 0-0. Rolando Maran e nisi ndeshjen e parë të tij në krye të Shqipërisë me këtë formacion zyrtar: Sherri; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Mehmeti, Broja, Hoxha Në minutën e 10-të, Shqipëria kishte një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por Ansi Mehmeti u tregua i pasaktë, pas një krosimi perfekt të marrë nga Elseid Hysaj. Kristjan Asllani provon të gjejë golin në dy raste, në minutat 18′ dhe 22′, por nuk ia doli dot me sukses. Në minutën e 29-të, Mehmeti i afrohet sërish golit, por goditja e sulmuesit kuqezi përfundon afër shtyllës. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Duhet thënë që sot të pranishëm në...
Burimi:
telesport.al