Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet 0-1 nga Izraeli! Hasa debuton me kombëtaren, Mehmeti e nis titullar

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet 0-1 nga Izraeli! Hasa debuton me kombëtaren, Mehmeti e nis titullar

Rolando Maran e ka nisur me humbje aventurën e tij në krye të stolit të kobmbëtares Shqiptare. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin 1-0 në miqësoren e sotme përballë Izraelit në “Air Albania”. Një ndeshje e cila pati pak interes nga ana e tifozërisë, ku shkallët e stadiumit nuk ishin si në ndeshjet e tjera, ku jemi mësuar të shohim kuqezinjtë. Sfida nisi me tension, pasi himni izraelit u prit me vërshëllima nga ana e tifozëve të pranishëm në stadium. Në këtë sfidë, Rolando Maran hodhi që nga minuta e parë në fushë Anis Mehmetin, i cili luajti në sulm krah Armando Brojës, ndërsa pas tyre luajti në pozicionin e trekuartistit Qazim Laçi. Ndryshime pati edhe në portë, ku Alen Sherri luajti titullar, ndërsa në mbrojtje...