“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ekziston ‘ishulli i familjes Trump’!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës së tij Rama tha se projekti nuk ka lidhje me akuzat se është ‘ishulli i familjes Trump’. Pjesë nga intervista: Më lejoni fillimisht të marr reagimin tuaj për protestat që kemi parë si në kryeqytetin Tiranë, ashtu edhe në qytetet bregdetare, lidhur me këtë zhvillim që lidhet me Jared Kushner. Si i përgjigjeni ju protestave dhe shqetësimeve të tyre? Rama: Së pari, ju falënderoj që më jepni këtë mundësi, sepse duhet të them se është vërtet mbresëlënëse të ndiesh peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media që, në sytë e mi, janë shumë të respektuara. Dhe vetëm për të saktësuar, ju...
Burimi:
vizionplus.tv