Goretzka i bën “block” Milanit, por transferimi në Serie A është ende i mundur…

Goretzka i bën “block” Milanit, por transferimi në Serie A është ende i mundur…

3 Qershor 2026 21:28 Telesport Leon Goretzka pritej të ishte përforcimi i parë i Milanit për sezonin e ri, por fakti që kuqezinjtë kanë mbetur jashtë Champions League dhe kanë ndryshuar gjithë strukturën drejtuese të ekipit, ka ndryshuar komplet situatën. Për shkak të kësaj pasigurie që ekziston momentalisht te Milan, lojtari ka ndërprerë të gjitha kontaktet me kuqezinjtë dhe po shqyrton alternativa të tjera. Megjithatë, transferimi në Serie A është ende i mundur, por këtë herë te Juventus. Bardhezinjtë janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të madhe dhe t’i ofrojnë një rrogë vjetore 6-7 milionë euro mesfushorit gjerman. Në anën tjetër, interesimi për Goretzka jashtë Serie A është po ashtu i madh. Gjermani është nën radarin e Atletico Madridit, Chelsea-s, pa harruar këtu klubet...