Mirupafshim Chelsea! Alejandro Garnacho i befason të gjithë me destinacionin e ri

Mirupafshim Chelsea! Alejandro Garnacho i befason të gjithë me destinacionin e ri

19 Korrik 2026 11:35 Telesport Tashmë nuk ka vend për dyshime. Pas dështimit në sezonin e kaluar, Alejandro Garnacho do të largohet përfundimisht nga Chelsea, pas vetëm një viti pas transferimit në verën e kaluar nga Manchester United, për 46 milionë euro. Fabrizio Romano zbulon se anësori argjentinas dëshiron të transferohet te Roma. Klubi verdhekuq e ka objektiv parësor transferimin e Garnacho-s këtë verë. Chelsea po kërkon një transferim të përhershëm, ndërsa klubi italian dëshiron një huazim me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm. Megjithatë, nuk përjashtohet aspakqë të arrihet marrëveshja mes palëve shumë shpejt. Garnacho luajti 43 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e kaluar, kryesisht si zëvendësues, duke kontribuar me tetë gola dhe katër asiste. Largimi i Garnacho-s është i pashmangshëm këtë verë,...