Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së ndryshimit të orës dy herë në vit
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara miratoi të martën një projektligj që parashikon vendosjen e orës verore si të përhershme, me 308 vota pro dhe 117 kundër, duke dëshmuar mbështetje dypartiake, megjithëse nuk munguan edhe kundërshtimet. Republikani Scott DesJarlais, i cili drejtoi seancën e votimit, shënoi momentin final duke luajtur në telefonin e tij një fragment nga kënga e Beatles “Here Comes the Sun”, raportoi BBC. Debati për heqjen e ndryshimit të orës dy herë në vit ka marrë mbështetje ndër vite si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët. Presidenti Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund kësaj praktike pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara e aplikojnë orën verore që nga Lufta e Parë Botërore, me synimin...
Burimi:
vizionplus.tv