Miratohet lista e barnave që rimbursohen 50%-100%, nga fondi i detyrueshëm i sigurimeve

Miratohet lista e barnave që rimbursohen 50%-100%, nga fondi i detyrueshëm i sigurimeve

Qeveria ka miratuar sot listën e barnave që rimbursohen nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe të masës së mbulimit të çmimit të tyre. Bazuar në VKM, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është institucioni që ngarkohet me detyrën e përcaktimit të barnave që do të përfshihen në listë. Gjithashtu, me Vendim të Këshillit të Ministrave, çmimet e aplikuara për hartimin e listave I e II të barnave të rimbursueshme bazohen mbi çmimet e rivlerësuara, të miratuara për vitin 2026. VENDIMI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 37, të ligjit nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, dhe të pikave 2, shkronja “b”, e 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011,...