Koka e grupit kriminal që shpërndante drogë në të gjithë Venecian/ Media italiane artikull për 45-vjecarin shqiptar që u arrestua pasi u kthye nga Dubai
Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë operacionit të koduar “Të kërkuarit” në bashkëpunim me Interpolin. Media italiane ka shkruar për shqiptarin 45-vjeçar, i arratisur që nga viti 2022 dhe i konsideruar si trafikant droge i rangut të lartë, i kërkuar ndërkombëtarisht, që u arrestua në Tiranë në një operacion të përbashkët mes dy shteteve. Sipas medias italiane, i dyshuari ishte subjekt i një njoftimi të kuq të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion dhe është hetuar midis viteve 2019 dhe 2021 si pjesë e operacioneve antidrogë të koordinuara nga Prokuroria e Qarkut të Venedikut dhe të kryera nga Skuadra Fluturuese. Ai është dënuar përfundimisht për komplot për trafik narkotikësh dhe trafik droge me një vendim të Gjykatës së...
Burimi:
top-channel.tv