Miqësorja me Luksemburgun, Hysaj ka një mesazh për Dakun, Brojën dhe Mehmetin

Miqësorja me Luksemburgun, Hysaj ka një mesazh për Dakun, Brojën dhe Mehmetin

Elseid Hysaj ka folur në prag të takimit që Shqipëria do të luajë me Luksemburgun. Nëse aktivizohet, mbrojtësi do e ketë ndeshjen e 100-të si kuqezi. “Ka shumë kohë që nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha luajnë mirë në futboll, dhe kush nuk ka emra janë fuqizuar dhe duhet të kemi kujdes. Kemi punuar me video. Me ndihmën e trajnerit tonë do sistemojmë 2-3 gjëra që nuk funksionuan në ndeshjen e kaluar. Dhe shpresojmë të shënojmë. Në fushë jemi të gjithë njësoj, 11 kundër 11. Nuk është e thënë se Italia fiton lehtë me Luksemburgun ose Shqipëria. Kanë lojtarë me kualitet dhe janë të përqëndruar, ne duhet të jemi 120% më shumë të përqëndruar se ata, për të fituar ndeshjen. Ambienti është shumë mirë....