Ministria e Jashtme e Kinës: Aktivitetet tona ushtarake rreth Tajvanit janë të justifikuara, çdo tension është faj i qeverisë në Taipei
Aktivitetet e rregullta ushtarake të Kinës rreth Tajvanit janë “plotësisht të justifikuara dhe të arsyeshme” dhe çdo tension është faj i qeverisë në Taipei, tha ministria kineze e mbrojtjes në një koment të rrallë të premten. Kina, e cila e konsideron Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territor të saj, dërgon anijet e saj luftarake dhe avionët ushtarakë në ujërat dhe hapësirën ajrore rreth ishullit pothuajse çdo ditë, gjë që dënohet nga qeveria e Tajvanit. Kina zakonisht nuk jep komente të rregullta mbi aktivitetet e saj të përditshme pranë Tajvanit. Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Zhang Xiaogang, u tha gazetarëve se Tajvani është një “pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez”. “Ushtria Çlirimtare Popullore organizon trajnime dhe aktivitete stërvitore në ujërat dhe hapësirën ajrore...
Burimi:
javanews.al