Duka ia lë derën hapur trajnerit Silvinjo: Kontratë të re, nëse e ndjen se ka energji të vazhdojë
Presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, doli sot në një konferencë shtypi, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Çështja e parë ishte sigurisht ajo e Kombëtares dhe e trajnerit Silvinjo, nëse braziliani do të vazhdojë apo jo në krye të kuqezinjve. Presidenti Duka, pasi e konsideroi të sukseshme ecurinë e Shqipërisë, pohoi se vazhdimi me Silvinjon në stol është i hapur: “Ne prisnim më shumë dhe meritonim më shumë me atë që dhamë në fushë. Kompeticioni në përgjithësi ishte i mirë. Ka pasur edhe ndeshje, që nuk ishin në pritshëmritë tona, objektivi ishte të ishim të dytët në grup. Kualifikueset për mua janë të suksesshme. Të dyja kualifikueset, të Europianit dhe Botërorit, janë më të suksesshmet në hisrtori. Dëshironim, e kishim ëndërr të...
Burimi:
javanews.al