Zjarri tek “Arlis”, gjykata liron nga burgu 4 të arrestuarit, i lë në detyrim paraqitje
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka liruar nga burgu 4 të arrestuarit për zjarrin që përfshiu pak ditë më parë pallatin 12-katësh pranë QSUT-së, ku 30 banesa u shkrumbuan dhe disa persona mbetën të lënduar. Gjykata vendosi të lërë në detyrim paraqitje inxhinierin e kompanisë Enver Ademi, kontraktorin e fasadës së objektit Altin Furtuna, menaxheren e marketit Razie Sula dhe administratorin e pallatit Agron Cara. Këta persona u arrestuan dy ditë më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”; “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Zjarri dyshohet se nisi në ambientin e pasmë të marketit (në katin e parë të pallatit), ku ishin grumbulluar mbetje dhe ku nuk janë marrë masat e nevojshme...
Burimi:
javanews.al