“Irani do të dorëzojë uraniumin e pasuruar”, Trump: Dy vendet janë shumë pranë një marrëveshje paqeje

“Irani do të dorëzojë uraniumin e pasuruar”, Trump: Dy vendet janë shumë pranë një marrëveshje paqeje

Ndërsa  Islamabadi po nxit një raund të dytë bisedimesh për paqe mes SHBA-së dhe Iranit, presidenti Donald Trump gjatë një aktiviteti në Las Vegas dha një nga vlerësimet më optimiste për luftën që nga fillimi i saj më 28 shkurt. Ai bëri me dije se Uashingtoni dhe Teherani ishin shumë afër një marrëveshjeje paqeje dhe këmbënguli se Irani kishte rënë dakord të dorëzonte uraniumin e pasuruar, një pikë kyçe ngërçi në negociatat mes tyre. Shtetet e Bashkuara kishin kërcënuar më parë të rifillonin sulmet ajrore ndaj Republikës Islamike dhe të mbanin bllokadën detare të porteve të saj nëse Teherani refuzonte të pranonte një marrëveshje për të zgjidhur konfliktin.  I bindur se një raund i ri bisedimesh mund të mbahet që këtë fundjavë, Trump tha se...