Mbyllet procesi i numërimit, zgjidhet kreu i PD në Elbasan dhe degës 2 në Durrës
Alis Narazani dhe Osman Stafa TIRANË-Ka përfunduar procesi zgjedhor në Partinë Demokratike për kreun e degës Elbasan dhe Durrës. Në Elbasan pas numërimit të votave është shpallur fitues Alis Narazani, duke siguruar drejtimin e degës me shumicën e votave të anëtarësisë. Në garë për drejtimin e degës ishin pesë kandidatë: Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Ky i fundit arriti të fitojë besimin e shumicës së anëtarëve duke siguruar fitoren me 477 vota, ndërsa më herët ka qenë kandidat për deputet në të njëjtin qark. Në Elbasan zgjedhjet u shoqëruan me polemika, ku nga lista u hoqën drejtuesja e grupit në Këshillin Bashkiak, Doris Madhi, Rudina Alla, kryetare e forumit demokrat të Gruas, Zheni Gjergji, pasi u emërua drejtoreshë në Spitalin e...
Burimi:
zeri.ai