“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025”, Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje, 43 mln euro aseste të sekuestruara
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka prezantuar dje para Komisionit të Ligjeve veprimtarinë e Prokurorisë gjatë vitit 2025. Çela deklaroi se evidentohet një rritje e lehtë e kriminalitetit gjatë vitit 2025, por edhe një rritje e ndjeshme e efikasitetit në ndjekjen penale dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykatë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë trajtuar mbi 66 mijë materiale dhe janë regjistruar mbi 27 mijë procedime të reja penale, me një rritje krahasuar me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se 76% e procedimeve i përkasin krimeve, ndërsa 24% kundërvajtjeve, ku peshën më të madhe e zënë veprat kundër rendit dhe sigurisë publike dhe vjedhja e pasurisë. Raporti thekson se mbi 42% e çështjeve janë dërguar për gjykim, ndërsa pjesa tjetër janë...
Burimi:
sot.com.al