Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C gjatë fundjavës
Shqipëria po përballet me një valë të pazakontë të nxehti për muajin qershor, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 39°C gjatë fundjavës. Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë në A2 CNN se vendi po regjistron vlera termike rreth 6 gradë mbi normat klimatike të sezonit. “Këtë javë kemi vetëm rritje të temperature por që sot rriten më shumë nga sa prisnim. Sot më shumë, të enjten më shumë. Me shumë gjasa deri të dielën mund të kemi 39 në territorin shqiptar një maksimum ky ekstremisht i lartë për muajin qershor. Maksimumet e kësaj dekadës së fundit që t’i quajmë në thonjëza normale sepse asnjë nga këto 10 vitet e fundit nuk ka qenë normal, por 30-33 gradë, por mbi 35 është jashtëzakonisht shumë...
Burimi:
javanews.al