Mbappe dopietë, Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet

Mbappe dopietë, Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet

Kylian Mbappe e ka shndërruar ndeshjen ndaj Irakut në një demonstrim të pastër force, duke konfirmuar se është një nga talentet më të mëdha që ka shkelur ndonjëherë në fushën e futbollit. Me dygolëshin e realizuar, sulmuesi francez jo vetëm që udhëhoqi Francën drejt fitores, por regjistroi arritje që sfidojnë logjikën dhe statistikave klasike të këtij sporti. Statistikat tregojnë qartë se Mbappe po luan në një nivel tjetër. Ai arriti kuotën e 15 golave në Kampionatin Botëror në vetëm 16 ndeshje, duke u bërë lojtari më i shpejtë në të gjithë historinë e futbollit që e arrin këtë numër mbresëlënës. Por oreksi i francezit nuk u ndal me kaq; me golin e dytë të mbrëmjes, ai arriti në kuotën e 16 golave në total, duke...