Riorganizohet Policia e Shtetit, emrat e rinj që marrin drejtimin e qarqeve
Një sërë emërimesh dhe lëvizjesh janë kryer në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe të vendit, pas përfundimit të konkurseve për Drejtor Qarku dhe procedurave të brendshme të emërimeve. Drejtues Ardrit Elmazi, pasi u shpall fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Drejtues Dashamir Spaho, gjithashtu fitues në konkurrim për Drejtor Qarku, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pas shpalljes fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër. Ndërkohë, Drejtues Armir Gjikolaj, i cili mbante detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, është larguar nga kjo detyrë pas dorëheqjes së paraqitur me kërkesë të tij dhe...
Burimi:
javanews.al