Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje
Maturantët do të rikthehen sërish sot në bankat e shkollës për të përmbyllur ciklin e testimeve kombëtare, duke plotësuar provimin e lëndëve me zgjedhje, proces ky i cili do të shërbejë si bazë për aplikimet dhe pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ishte provimi i Gjuhës së Huaj që hapi zyrtarisht më 2 qershor sezonin e provimeve të detyruara. Më pas më 9 qershor, maturantët iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 16 qershor Provimit të Matematikës. Matura Shtetërore 2026 administrohet në 144 qendra provimesh, me mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit. Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u bëri thirrje maturantëve të respektonin me...
Burimi:
javanews.al