Mashtrimet më të mëdha online që po u marrin para njerëzve

Mashtrimet më të mëdha online që po u marrin para njerëzve

Askush nuk mendon se do të bjerë pre e një mashtrimi financiar, derisa kjo t’i ndodhë. Ekspertët paralajmërojnë se mashtruesit po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të vjedhur para dhe të dhëna personale, ndërsa miliona njerëz në mbarë botën po bëhen viktima çdo vit. Sipas të dhënave të fundit, vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar rreth katër milionë raste mashtrimi financiar, ndërsa numri real besohet të jetë edhe më i lartë për shkak të rasteve të paraportuara. Alarmi është rikthyer në vëmendje pasi Sam Little, ish-konkurrent i emisionit televiziv “The Traitors”, zbuloi se kishte humbur 40 mijë paund kursime pas një mashtrimi online. Ai pranoi se e konsideronte veten të kujdesshëm, por theksoi se mashtruesit mund të mashtrojnë këdo. Ekspertët identifikojnë...