Masa të reja duke nisur nga vera për të kontrolluar turizmin në ishullin Capri

Masa të reja duke nisur nga vera për të kontrolluar turizmin në ishullin Capri

Ishulli i famshëm italian Capri, i ndodhur në Gjirin e Napolit, vendos rregulla të reja që fillojnë nga sezoni veror i vitit 2026 për të menaxhuar më mirë fluksin e turistëve që vizitojnë çdo ditë zonën e tij të vogël. Grupet turistike organizuara me më shumë se 40 persona do të ndalohen të hyjnë në ishull, për të shmangur grumbullimet masive dhe mbipopullimin e rrugëve e atraksioneve turistike gjatë sezonit të lartë. Guidat turistike që shoqërojnë grupe mbi 20 persona do të detyrohen të përdorin dëgjues me valë në vend të altoparlantëve me zë të lartë. Ato duhet edhe të mbajnë një shenjë identifikimi të dukshme, në vend të objekteve të dukshme si çadrat apo flamujt, për t’u identifikuar më qartë nga grupi. Këto rregulla...