Mali i Zi arreston një person të kërkuar nga SHBA për krime kibernetike në favor të Iranit
Policia në Mal të Zi ka arrestuar një shtetas iraniano-turk, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, për sulme të dyshuara kibernetike, të cilat autoritetet thonë se shkaktuan dëme me vlerë mbi 3.4 miliardë dollarë (2.98 miliardë euro). Policia tha se i dyshuari 39-vjeçar, i identifikuar vetëm si AB, u ndalua të enjten në qytetin bregdetar të Kotorrit në një operacion të kryer me Byronë Federale të Hetimit të SHBA-së. Burri kërkohet nga një gjykatë në New York për akuza që përfshijnë mashtrim kompjuterik, hakim, vjedhje identiteti dhe krim të organizuar, sipas një deklarate të policisë. Autoritetet malazeze pretenduan se që nga viti 2013 e tutje, i dyshuari kreu "sulme masive hakerimi" në infrastrukturën amerikane, duke përfshirë më shumë se 150 universitete. Të dhënat e vjedhura...
Burimi:
syri.net