SYRI TV/ Fluks pacientësh në urgjencën e Shkodrës, mjeku Ardian Dajti: Çdo ditë 135 pacientë

SYRI TV/ Fluks pacientësh në urgjencën e Shkodrës, mjeku Ardian Dajti: Çdo ditë 135 pacientë

Virozat e stinës dhe temperaturat e larta kanë dyndur në urgjencë një fluks të lartë pacientësh. Në spitalin e Shkodrës, rreth 130 persona paraqiten në spital çdo ditë për vizita mjekësore. Shefi i repartit të urgjencës, mjeku Ardian Dajti, tha se një numër i lartë pacientësh vjen në urgjencë me problemet të shkaktuar nga virozat e stinës, temperaturat e larta, ndërsa bëri apel që të kenë kujdes nga gjarpërinjtë dhe insektet si merimanga e zezë. SYRI TV Reparti i urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës përballet me një fluks të shtuar të pacientëve. Çdo ditë paraqiten rreth 135 persona për ndihmë mjekësore. Më të shumtët janë ata që kanë komplikacione si pasojë e temperaturave të larta dhe virozave të stinës. Shefi i këtij reparti, Ardian...