“Londër, ja ku po vij”, agjenti i Vinicius Junior i hedh “benzinë zjarrit” me postimin e tij të fundit (foto)
4 Gusht 2026 15:02 Telesport Situata mes Vinicius Junior dhe Real Madridit është më e tendosur se kurrë. Ylli brazilianin po përflitet shumë kohët e fundit për një transferim të mundshëm drejt Arsenalit këtë verë, nëse nuk arrin marrëveshjen me Real Madridin për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Sikur të mos mjaftonin zërat e merkatos, ka qenë Michael Yormark, president i RocNations, agjencisë që menaxhon Vinicius Junior, i cili ka hedhur “benzinë zjarrit” me një postim të fundit. “Londër, ja ku po vij. Le të shkojmë!”, shkruan Yormark në rrjetet e tij sociale. Arsyeja e udhëtimit të tij në kryeqytetin anglez nuk dihet ende, por duke ditur interesin e vazhdueshëm të Arsenalit, tifozët madrilenë kanë filluar të shqetësohen...
Burimi:
telesport.al