Kostot e jetesës/ Si Shqipëria po bëhet “parajsë” për të huajt… “ferr” për vendasit
Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër iluzionit sesa realitetit për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kryeqyteti shqiptar renditet i katërti në Europë për papërballueshmërinë e banesave, sipas raportit çmim – të ardhura. Ekspertët e politikave të strehimit shprehen se qendra e Tiranës dhe qytetet bregdetare po shndërrohen në “hotele” për të huajt, duke përjashtuar gjithnjë e më shumë shtresat e mesme dhe ato të ulëta nga mundësia për të pasur një shtëpi. Rritja e kërkesës nga turizmi, nomadët digjitalë dhe pensionistët e huaj kanë krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi tregun e qirave dhe çmimet e pasurive, duke i bërë ato të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve. Paraja informale dhe spekulimet e pasurive kanë përshpejtuar këtë proces,...
Burimi:
sot.com.al