Sistem i ri me probleme të vjetra, bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania

Sistem i ri me probleme të vjetra, bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania

Nisja sot nga puna të platformës e-Albania me teknologji dhe standarde moderne për aksesim, nuk ka rritur të zgjidhë problematikat me mosfunksionimin e portalit, që tashmë prej muajsh hasin bizneset në vend. Vetëm pak orë pas nisjes nga puna të platformës së re e-Albania, bizneset kanë nisur të ankohen që portali i ri nuk është funksional për një sërë shërbimesh. “E-Albania nuk është funksionale dhe sistemi ngec vazhdimisht. Aktualisht paraqitet më problematik se më parë dhe nuk lejon përfundimin e shërbimeve online”, pohon njeri prej tyre. “Për momentin faturat nuk po shkarkohen, sistemi ka ngecje në funksionim”, thotë një tjetër biznes. Bizneset pohojnë se po hasin probleme konkrete në platformën e-Albania, si: -nuk shfaqen taksat e bashkisë dhe sistemi nuk realizon kryqëzimin me databazat e...