Kontrolle me dedektorë dhe qen antidrogë, gjyqtarë që nuk u jepet viza e mjaft incidente, Botërori në polemika

Kontrolle me dedektorë dhe qen antidrogë, gjyqtarë që nuk u jepet viza e mjaft incidente, Botërori në polemika

Kupa e Botës është shumë afër dhe polemika është e madhe. Falë presidencës Trump në Amerikë, çdo incident është nën shqyrtim dhe nuk duhet shumë për të shkaktuar polemika në mediat sociale dhe më gjerë. Ndërsa Irani ka denoncuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e biletave për tifozët iranianë (çdo federatë merr 8% të biletave për çdo ndeshje për t’ua shpërndarë mbështetësve të saj), videot që përshkruajnë kushtet e pritjes të rezervuara për lojtarët nga ekipe të ndryshme kombëtare, përfshirë Senegalin, Belgjikën dhe Uzbekistanin, janë bërë virale. Senegalezët u kontrolluan me kujdes sapo zbritën nga avioni (në pistë), duke përdorur detektorë metali nga koka te këmbët. Ky trajtim i ashpër iu bë edhe Belgjikës: një foto e lojtarit të Napolit, De Bruyne, i...